E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres qellohet me plumb hidrauliku 45 vjecar

Tronditet sërish qyteti i Durrësit nga një tjetër vrasje brenda pak ditësh. Islam Puja 45 vjec hidraulik, banor i këtij qyteti është qëlluar me plumb në kokë rrugës për në Spitallë.

Kanë qenë banorët të cilët kanë njoftuar policinë pasi janë dëgjuar krismat, dhe reagimi i saj ka qenë i shpejtë. Forcat e policisë brenda pak minutave pasi ndodhi krimi mundën të arrestojnë të dyshuarin për këtë vrasje, Andrea Berberi.

Nuk dihen shkaqet e këtij krimi por paraprakisht dyshohet për hakmarrje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›