Bruksel, liderët e BE: Duhet një reformë e thellë e sistemit bankar
Liderët evropianë kanë
bërë thirrje për një reformë
më të madhe të
sistemit bankar botëror,
gjatë takimit të tyre në
Bruksel për të diskutuar në
lidhje me planin e shpëtimit
të bankave të kontinentit.
Sipas Kryeministrit britanik,
Braun, Fondi Monetar
Ndërkombëtar duhet të
ndihmojë në ndreqjen e
sistemit financiar botëror.
Kancelarja gjermane, Merkel,
mbështeti francezët të
cilët bëjnë thirrje për një
supervizion më të mirë
ndërkombëtar të sistemit
financiar. Ndërkohë, tetë
anëtarë të BE-së të Lindjes
dhe Evropës Qendrore
dolën me një deklaratë, në
të cilën kërkohej që objektivat
për ndryshimet klimatike,
që ishin edhe fokusi
kryesor i takimit, duhet të
lehtësoheshin. Kryeministri
britanik, Braun bëri thirrje
për një takim botëror për
të reformuar edhe vetë
Fondin Monetar Ndërkombëtar,
në mënyrë që ai të
ishte më i efektshëm për
të ndrequr sistemin financiar
global. Ai bëri thirrje
edhe për krijimin e një
sistemi paralajmërues për
ekonominë ndërkombëtare
për rastet e krizave.
bërë thirrje për një reformë
më të madhe të
sistemit bankar botëror,
gjatë takimit të tyre në
Bruksel për të diskutuar në
lidhje me planin e shpëtimit
të bankave të kontinentit.
Sipas Kryeministrit britanik,
Braun, Fondi Monetar
Ndërkombëtar duhet të
ndihmojë në ndreqjen e
sistemit financiar botëror.
Kancelarja gjermane, Merkel,
mbështeti francezët të
cilët bëjnë thirrje për një
supervizion më të mirë
ndërkombëtar të sistemit
financiar. Ndërkohë, tetë
anëtarë të BE-së të Lindjes
dhe Evropës Qendrore
dolën me një deklaratë, në
të cilën kërkohej që objektivat
për ndryshimet klimatike,
që ishin edhe fokusi
kryesor i takimit, duhet të
lehtësoheshin. Kryeministri
britanik, Braun bëri thirrje
për një takim botëror për
të reformuar edhe vetë
Fondin Monetar Ndërkombëtar,
në mënyrë që ai të
ishte më i efektshëm për
të ndrequr sistemin financiar
global. Ai bëri thirrje
edhe për krijimin e një
sistemi paralajmërues për
ekonominë ndërkombëtare
për rastet e krizave.