E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanceri, 100 sëmundjet brenda tij

Ne e konsiderojmë kancerin si
një sëmundje të vetme, në
fakt bëhet fjalë për 100
sëmundje të ndryshme, që
prekin thuajse të gjitha pjesët e trupit
tonë, të cilat vijnë nga shkaqe të ndryshme
e lënë pasoja po të ndryshme. Ajo
çka është e rëndësishme të dimë, është
që sëmundjet janë të lidhura ngushtë
me mënyrën tonë të jetesës, po aq sa
edhe me gjenin, por kjo e para është
shumë e rëndësishme. Nga mënyra se
si pimë, si ushqehemi, çfarë higjiene
kemi, apo qoftë edhe faktorët shoqërorë
në vetvete, ndikojnë në një masë të
madhe e të drejtpërdrejtë në shëndetin
tonë. Por për sa i takon kancerit, cilat
janë llojet e tij dhe si ndikon mënyra e
jetesës te shfaqja e tyre në organizëm?
Kanceri i gjirit
Është kanceri më i përhapur te gratë,
kryesisht në vendet e zhvilluara. Çdo vit,
po të marrim si shembull vetëm Britaninë
e Madhe, diagnostikohen me këtë
sëmundje 44 mijë gra, pra mbi 100 gra
në ditë dhe ky numër është rritur në
masën 50% në 20 vitet e fundit. Në botë
çdo vit diagnostikohen mbi 1 milion
femra. Rritja e numrit të pacienteve vjen
për shkak të ndryshimit të rregullave të
mëmësisë. Kështu, në kohët moderne
gratë lindin shumë më vonë se më përpara,
kanë familje më të vogla dhe i ushqejnë
fëmijët me gji për një kohë shumë
më të shkurtër nga sa kanë bërë nënat
dhe gjyshet e tyre. i gjithë ky ndryshim
e rrit shumë predispozitën ndaj zhvillimit
të kancerit të gjirit. Por ndërsa shtohet
numri i të diagnostikuarve, është
pakësuar shumë numri i vdekjeve. Shkaku
kryesor është parandalimi dhe
dalja e medikamenteve të duhura.
Kanceri i fshikëzës
Përqindja më e madhe e personave
me një problem të tillë është në Egjipt.
Në këtë vend të Afrikës së Veriut, ky është
lloji më i përhapur i kancerit. Shkaku
është një parazit që përhapet shumë me
emrin bilharzias. Është një lloj kanceri më
i përhapur te meshkujt se te femrat. Në
vende të tjera të botës shkaqet janë duhanpirja
dhe ekspozimi ndaj kimikateve
industriale. Ky lloj kanceri zhvillohet
brenda organizmit të njeriut për një periudhë
20 - 25-vjeçare para se të shfaqet.
Kanceri i shtyllës kurrizore
Kjo është një sëmundje të varfërish.
shkaktuar
nga një virus papilloma virus
(HPV), që transmetohet seksualisht.
Është mjaft i përhapur në Afrikën Nënsahariane,
Amerikën e Jugut, Indi dhe
Lindje e Largët. Që prej disa kohësh ekziston
edhe një vaksinë e posaçme parandaluese.
Kanceri i testikujve
Është lloji i katërt më i përhapur në
botë, edhe pse në Emiratet e Bashkuara
Arabe zë vendin e parë. Ky lloj kanceri
ka lidhje me përdorimin e tepruar të
mishit të kuq dhe mungesën e ushqimit
me fruta e perime të freskëta. Një tjetër
shkak është edhe jeta sedentare. Afrika
dhe Azia kanë një probabilitet më të
vogël, pasi dietat këtu janë thellësisht
vegjetariane.
Sarkoma e Kaposit
Ky kancer i rrallë është bërë i zakonshëm
në Afrikë, për shkak të SIDA-s, që
dobëson në maksimum sistemin imunitar.
Ndryshe nga shumë lloje kanceresh
të tjerë, që nisin në një pjesë të trupit
dhe më pas përhapen, ky lloj kanceri
mund të nisë kudo ose në shumë vende
të ndryshme njëherazi. Ai është kancer
i muskulit, i nervave, por mund të merret
fillimisht si kancer mëlçie, apo gjiri.
Trajtimi i tij bëhet me kimioterapi.
Kanceri i mushkërive
Është më i përhapuri në botë, edhe
pse 100% i parandalueshëm. Mjafton
thjesht të mos pish duhan. Numri i të diagnostikuarve
me këtë lloj sëmundje u
rrit shumë në vitet ‘70, por që atëherë
me heqjen dorë të njerëzve nga duhani
është ulur ndjeshëm edhe numri i të
sëmurëve.
Vendet e zhvilluara vuajnë më shumë
dhe nëse do të vazhdohet të pihet duhan
me ritmin aktual, parashikohet që
gjatë këtij shekulli të humbasin jetën
100 milionë persona vetëm nga kanceri
i mushkërive.
Lymphoma
Numri i të diagnostikuarve me këtë
sëmundje sa vjen e po rritet. Ai është
kanceri i sistemit limfatik. Përqindjen
më të lartë e ka në Amerikën e Veriut,
Australi dhe në Zelandën e Re. Personat
me imunitet të reduktuar, si ata me
SIDA, janë më të ndjeshëm ndaj
sëmundjes.
Kanceri i mëlçisë
Lidhet me hepatitin kronik B e C dhe
shkaktohet nga viruse të përhapura në
Afrikë dhe në Azi. Shkaktohet gjithashtu
edhe nga aflatoksina, një myk që
rritet te gruri dhe misri. Shpesh ky lloj
kanceri nis në një pjesë tjetër të trupit
dhe përhapet në mëlçi. Shkak për kancerin
e mëlçisë është edhe të pirët e
shumtë.
Kanceri i gojës
Është më i zakonshmi në Indi dhe
Sudan. Në Perëndim, shkaku kryesor
është duhani dhe pijet alkoolike.
Kanceri i prostatës
Është kanceri më i zakonshëm për
evropianët, amerikanët dhe australianët.
Është i rrallë te meshkujt nën 50
vjeç dhe dy në tri raste janë meshkuj
mbi 70 vjeç. Sëmundja ka shumë të bëjë
me trashëgiminë. Nëse keni histori
familjare me një sëmundje të tillë,
atëherë kujdes se rrezikoni shumë. Shkaqet
e kancerit të prostatës janë ende
të paqarta. Disa prej tyre kanë nevojë
për operacione të menjëhershme, ndërsa
të tjerë mund të mbahen në një gjendje
prehjeje vetëm me ilaçe.
Kanceri i ezofagut
Eshtë shumë i përhapur, në të gjitha
vendet e botës, por kryesisht në Kenia
dhe Etiopi. Në Evropë kohët e fundit ka
pësuar një rritje për shkaqe që ende nuk
dihen.
Kanceri i stomakut
Japonia shpesh mbahet si vendi me
dietën më të shëndetshme në botë, por
ka edhe përqindjen më të lartë të kancerit
të stomakut, kryesisht te meshkujt.
Ndoshta shkaku është ushqimi shumë i
kripur. Gjithsesi, për të shmangur atë rekomandohen
ushqime të freskëta dhe
fruta e perime

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›