E Diel, 1 Nëntor 2026

Damir Fazliç, prokuroria nuk i gjen dot adresën

Biznesmeni serbo-boshnjak, Damir Fa
zliç, i cili hetohet në Shqipëri për
pastrim parash, tani për tani nuk mund
të merret në pyetje, pasi prokuroria shqiptare
nuk ka asnjë adresë banimi ku
mund t‘i dërgojë një fletë-thirrje për
dëshmi. Megjithëse Fazliç deklaroi publikisht
se ishte i gatshëm të paraqitej para
drejtësisë shqiptare për të sqaruar të
gjitha pretendimet e akuzës, hetuesit e
çështjes e kanë të pamundur marrjen e
dëshmisë, duke rrezikuar edhe hetimin
në mungesë. "Deri në këto momente,
megjithëse kemi regjistruar procedimin
penal, nuk kemi asnjë avokat zyrtar që të
përfaqësoje të hetuarin", deklarojnë burimet
nga Prokuroria e Tiranës. Ndërkohë,
të njëjtat burime saktësojnë se ortaku
i Fazliç në Shqipëri, Erion Isufi, është person
nën hetim. Dy ditë më parë janë
bllokuar llogaritë bankare të Erion Isufit,
kunatit të ministrit të Jashtëm, Lulzim
Basha. Urdhri është lëshuar nga Prokuroria
e Tiranës, në kuadër të hetimeve për
shtetasin Damir Fazliç. Hetues të çështjes
thanë se kanë dyshime se serbo-boshnjaku
ka transferuar kapitale nga firmat
e tij në drejtim të shtetasit Erion Isufi.
"Kemi dyshime se personi nën hetim,
Damir Fazliç, ka transferuar shuma të
konsiderueshme në drejtim të shtetasit
Erion Isufi, duke konsumuar disa elementë
të veprës penale. Kapitalet e
lëshuara nga Fazliç kanë përfunduar në
kompanitë e drejtuara ose të administruara
nga shtetasi Erion Isufi", thanë burimet
nga Prokuroria e Tiranës. Nisur nga
të dhënat, hetuesit kanë konstatuar elementë
të veprës penale ndaj Isufit. Sipas
tyre, dyshimet konsistojnë edhe nga disa
dokumente të marra nga bankat ditët e
fundit. "Kemi urdhëruar bankat e nivelit
të dytë për bllokimin e pasurive të Erion
Isufit. Bllokimi do të jetë disaditor, deri në
hetimin dhe verifikimin e plotë të informacioneve.
Nëse nuk vërtetohet se ‘pasuria‘
e Isufit nuk është transferuar nga
Fazliç apo nga kompanitë që ai ka në
pronësi, atëherë pasuria do të zhbllokohet.
Në rast të kundërt, prokuroria pritet
t‘i kërkojë gjykatës sekuestro paraprake",
vijojnë burimet nga Prokuroria e Tiranës.
Hetues të çështjes konfirmojnë se krahas
Isufit, akuza ka bllokuar llogaritë edhe të
disa personave të tjerë, të cilët dyshohen
se kanë vënë kapitalin me "ndihmën" e
Fazliçit. Ndërsa mësohet se pronat e Isufit
dhe Fazliçit i janë drejtuar gjykatës, ku në
ditët në vijim do të vendoset edhe sekuestro
paraprake.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›