E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çurçilli "bleu" gjeneralët e Frankos për të mos hyrë në luftë

Politikani më i famshëm i Bri
tanisë së Madhe dhe një nga
figurat më të rëndësishme të
shekullit të kaluar, autorizoi personalisht
miliona dollarë ryshfete për
gjeneralët e Frankos, që këta të mos
renditeshin përkrah Gjermanisë në
Luftën e Dytë Botërore. Këto dhe
sekrete të tjera të ish-kryeministrit
britanik gjenden në një libër të sapopublikuar
me titull: "Juan
March: Njeriu më misterioz në
botë", i historianit Pere Ferrer. Juan
March ishte një bankier spanjoll, të
cilin Çurçilli e kontaktoi dhe e "rekrutoi"
që të vepronte si një agjent
i fshehtë. Detyra e tij ishteorganizimi
i pagesave prej miliona dollarësh
për gjeneralët. Për të nxjerrë
të vërtetën në dritë, autori i librit
ka hulumtuar në arkivat britanike
dhe amerikane. Sipas historisë, në
vitin 1940, Çurçilli ishte i bindur se
Spanja do të hynte në luftë në anën
e Hitlerit, pasi kishte marrë të dhëna
se Franko dhe gjermanët po
planifikonin sulmin ndaj Gjibraltarit.
Ferrer thotë se një oficer britanik
i ofroi Çurçillit një plan për të
joshur gjeneralët spanjollë, të cilët
sipas informatave, nuk kishin një
ekonomi të mirë dhe do të ishin të
hapur ndaj çdo lloj oferte në para.
Njeriu i vetëm që mund të kryente
një mision të tillë ishte Juan March,
një financier shumë i pasur, që i
kishte vënë milionat gjatë Luftës I
Botërore në kontrabandën e
cigareve. March e pranoi rolin e ofruar
nga britanikët dhe kontaktoi 30
gjeneralë që kishin luftuar në Luftën
Civile. Pasi morën shuma të konsiderueshme
parash ata, edhe pse
kishin qenë pro Hitlerit, ndërruan
mendje dhe qëndrim. Pagesa prej
10 milionë dollarësh u depozitua në
një llogari bankare në Nju Jork, në
vitin 1940, por gjithçka u rrezikua
shumë kur Ministria e Financave
amerikane mendoi se March po i
përdorte paratë për të mbështetur
Hitlerin. Ambasadori britanik në
Uashington e bindi Presidentin
amerikan, Ruzvelt se bëhej fjalë për
financimin e një operacioni të
rëndësisë së parë për ushtrinë britanike.
Llogaritë bankare u liruan
vetëm në vitin 1942, dhe vetëm
atëherë gjeneralët i morën paratë
e premtuara. Po sipas librit, disa
gjeneralë nuk arritën që të bliheshin
dhe vazhduan që të
mbështesnin Frankon. Pas Luftës
II Botërore, March iu rikthye profesionit
të financierit dhe ndërroi
jetë në moshën 82- vjeçare, në vitin
1962.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›