Lulzim Basha, 45 minuta në prokurori
Deputeti pa imunitet, Lul
zim Basha, është paraqi
tur dy net më parë në
Prokurorinë e Përgjithshme, në
fshehtësi të plotë, për të marrë
provat e akuzës për rrugën Durrës-
Kukës, ku është person nën hetim.
Rreth orës 18:00 të së martës, ministri
aktual i Jashtëm ka shkuar në
godinën thuajse të boshatisur të
akuzës, ku ka takuar prokurorin
Arben Kraja, i cili merret me
hetimin e keqmenaxhimit të fondeve
për ndërtimin e rrugës Durrës-
Kukës. Basha ka qëndruar aty
rreth 45 minuta. Burime nga akuza
qendrore thanë se ish-ministri i
Transporteve ka marrë provat e
reja të rrugës të paraqitura nga dy
ekspertët kontabël. Këta të fundit
kanë dorëzuar te hetuesit e çështjes
një material voluminoz prej
dhjetëra faqesh.
I pandehur apo nën
hetim?
Burime zyrtare nga akuza
thanë dje se ministri i Jashtëm ka
VACANCY ANNOUNCEMENT
marrë disa prova ndaj procesit të
hapur te Prokuroria e Përgjithshme.
Por burimet kanë mohuar
nëse Basha është marrë i pandehur.
Sipas tyre, përcaktimi i këtij
statusi do të vendoset pas verifikimeve
të vendimeve të mëvonshme
për akordimin e fondeve
shtesë për ndërtimin e rrugës Durrës-
Kukës. Prokuroria tha dje se
ish-ministri i Transporteve dyshohet
se ka konsumuar disa elementë
penalë. Sipas tyre ato janë:
kontrata është lidhur dhe më pas
është miratuar pa pasur një projekt
përfundimtar për ndërtimin e
rrugës, ndërsa janë akorduar
fonde të mëvonshme, duke mos
pasur elementët ligjorë më të domosdoshëm
për dhënien e këtyre
të hollave. Ligji parashikon që objektet
të ndërtohen në bazë të projekteve
të zbatimit të hartuar nga
organe të pajisura me licencë përkatëse.
Akuza tha se gjithmonë kur
bëhet një tender ka një fond limit.
Në rastin konkret vërehet se nuk
ka një fond limit për lëvrimin e
fondeve nga buxheti i shtetit. Një
tjetër shkelje vërehet te
paradhënia, e cila nuk mund të
kalojë më shumë se 10% të vlerës
së kontratës. "Pas përcaktimit të të
gjitha fakteve të mësipërme, do të
vendosim nëse çështja do të dërgohet
apo jo në gjykatë", thanë
burimet.
Dëshmia e parë
Ish-ministri i Transporteve,
Lulzim Basha, ka dëshmuar në
Prokurorinë e Përgjithshme, pas
marrjes së detyrës nga Ina Rama,
në lidhje me tenderin e rrugës
Durrës-Kukës. Zyrtarë të akuzës
thanë se ish-ministri i Transporteve
ka dhënë shpjegime si
person që ka dijeni mbi faktet, por
kurrsesi nuk është thirrur si i
pangrupit hetimor, deputeti u është
përgjigjur pyetjeve vullnetarisht,
teksa ka ripërsëritur se nuk është
përgjegjësi kryesor i abuzimeve
në ndërtimin e rrugës Durrës-
Kukës, siç pretendonte prokuroria
gjatë kërkesës për heqjen e imunitetit
të dorëzuar në Parlament,
në kohën që drejtues i saj
ishte ish-kryeprokurori Theodhori
Sollaku. Nga ana e grupit hetimor
është bërë një rezyme e të
gjithë dosjes, nga ku u theksua se
pas disa muajsh hetime, krahas
marrjes të pandehur të disa zyrtarëve
për abuzimet gjatë tenderit
të rrugës Rrëshen-Kalimash, është
arritur në konkluzionin se
përgjegjës për shkeljet e konstatuara
është edhe ish-ministri i
Punëve Publike, Transportit dhe
Telekomunikacionit dhe njëkohësisht
deputet, Lulzim Basha. Ky
i fundit i ka deklaruar grupit hetimor
se nuk e ka mashtruar opinionin
publik për përzgjedhjen e
konsulentit "Ecorys Group", teksa
ka shtuar se një gjë e tillë është
realizuar në përmbushje të legjislacionit
për tenderimet. Ndryshe
nga deklarata e prokurorisë, se
kontrata për ndërtimin e rrugës
Rrëshen-Kalimash është miratuar
pa pasur një projekt përfundimtar
të detajuar për zbatim dhe në
kushtet e mungesës së oponencës
teknike për projektin që do zbatohet,
ministri deklaroi para
prokurorisë se gjithçka ishte kryer
sipas ligjeve të shtetit shqiptar.
Durrës-Kukës, prokuroria "heton" qeverinë
Disa muaj më parë, grupi
hetimor i rrugës Durrës-
Kukës-Morinë ka sekuestruar
kasetat filmike gjatë përurimit,
ndërsa i kërkoi qeverisë debatet
e zbardhura në
mbledhjen e qeverisë për procedurat
dhe lëvrimin e fondeve
për ndërtimin e rrugës. Ishzëvendësministri
i Ekonomisë,
Gjergj Bojaxhi, ka qenë kundërshtari
më i ashpër i ministrit
Basha në një mbledhje qeverie,
gjatë së cilës u miratua një
vendim për të cilin organi i
akuzës është shprehur se është
i paligjshëm. Gjatë kësaj
mbledhjeje, Bojaxhi ka debatuar
me Bashën dhe Berishën
për vendin që do të zinte investimi
i rrugës Rrëshen-Kalimash
në buxhetin e shtetit.
Prokuroria ka thirrur për të
dëshmuar Bojaxhiun, i cili u ka
pohuar prokurorëve të çështjes
se u qëndron thënieve të
tij në mbledhjen e qeverisë.
Mësohet se procesverbali i
kësaj mbledhjeje të qeverisë së
datës 23.08.2006 është protokolluar
pranë Kryeministrisë.
zim Basha, është paraqi
tur dy net më parë në
Prokurorinë e Përgjithshme, në
fshehtësi të plotë, për të marrë
provat e akuzës për rrugën Durrës-
Kukës, ku është person nën hetim.
Rreth orës 18:00 të së martës, ministri
aktual i Jashtëm ka shkuar në
godinën thuajse të boshatisur të
akuzës, ku ka takuar prokurorin
Arben Kraja, i cili merret me
hetimin e keqmenaxhimit të fondeve
për ndërtimin e rrugës Durrës-
Kukës. Basha ka qëndruar aty
rreth 45 minuta. Burime nga akuza
qendrore thanë se ish-ministri i
Transporteve ka marrë provat e
reja të rrugës të paraqitura nga dy
ekspertët kontabël. Këta të fundit
kanë dorëzuar te hetuesit e çështjes
një material voluminoz prej
dhjetëra faqesh.
I pandehur apo nën
hetim?
Burime zyrtare nga akuza
thanë dje se ministri i Jashtëm ka
VACANCY ANNOUNCEMENT
marrë disa prova ndaj procesit të
hapur te Prokuroria e Përgjithshme.
Por burimet kanë mohuar
nëse Basha është marrë i pandehur.
Sipas tyre, përcaktimi i këtij
statusi do të vendoset pas verifikimeve
të vendimeve të mëvonshme
për akordimin e fondeve
shtesë për ndërtimin e rrugës Durrës-
Kukës. Prokuroria tha dje se
ish-ministri i Transporteve dyshohet
se ka konsumuar disa elementë
penalë. Sipas tyre ato janë:
kontrata është lidhur dhe më pas
është miratuar pa pasur një projekt
përfundimtar për ndërtimin e
rrugës, ndërsa janë akorduar
fonde të mëvonshme, duke mos
pasur elementët ligjorë më të domosdoshëm
për dhënien e këtyre
të hollave. Ligji parashikon që objektet
të ndërtohen në bazë të projekteve
të zbatimit të hartuar nga
organe të pajisura me licencë përkatëse.
Akuza tha se gjithmonë kur
bëhet një tender ka një fond limit.
Në rastin konkret vërehet se nuk
ka një fond limit për lëvrimin e
fondeve nga buxheti i shtetit. Një
tjetër shkelje vërehet te
paradhënia, e cila nuk mund të
kalojë më shumë se 10% të vlerës
së kontratës. "Pas përcaktimit të të
gjitha fakteve të mësipërme, do të
vendosim nëse çështja do të dërgohet
apo jo në gjykatë", thanë
burimet.
Dëshmia e parë
Ish-ministri i Transporteve,
Lulzim Basha, ka dëshmuar në
Prokurorinë e Përgjithshme, pas
marrjes së detyrës nga Ina Rama,
në lidhje me tenderin e rrugës
Durrës-Kukës. Zyrtarë të akuzës
thanë se ish-ministri i Transporteve
ka dhënë shpjegime si
person që ka dijeni mbi faktet, por
kurrsesi nuk është thirrur si i
pangrupit hetimor, deputeti u është
përgjigjur pyetjeve vullnetarisht,
teksa ka ripërsëritur se nuk është
përgjegjësi kryesor i abuzimeve
në ndërtimin e rrugës Durrës-
Kukës, siç pretendonte prokuroria
gjatë kërkesës për heqjen e imunitetit
të dorëzuar në Parlament,
në kohën që drejtues i saj
ishte ish-kryeprokurori Theodhori
Sollaku. Nga ana e grupit hetimor
është bërë një rezyme e të
gjithë dosjes, nga ku u theksua se
pas disa muajsh hetime, krahas
marrjes të pandehur të disa zyrtarëve
për abuzimet gjatë tenderit
të rrugës Rrëshen-Kalimash, është
arritur në konkluzionin se
përgjegjës për shkeljet e konstatuara
është edhe ish-ministri i
Punëve Publike, Transportit dhe
Telekomunikacionit dhe njëkohësisht
deputet, Lulzim Basha. Ky
i fundit i ka deklaruar grupit hetimor
se nuk e ka mashtruar opinionin
publik për përzgjedhjen e
konsulentit "Ecorys Group", teksa
ka shtuar se një gjë e tillë është
realizuar në përmbushje të legjislacionit
për tenderimet. Ndryshe
nga deklarata e prokurorisë, se
kontrata për ndërtimin e rrugës
Rrëshen-Kalimash është miratuar
pa pasur një projekt përfundimtar
të detajuar për zbatim dhe në
kushtet e mungesës së oponencës
teknike për projektin që do zbatohet,
ministri deklaroi para
prokurorisë se gjithçka ishte kryer
sipas ligjeve të shtetit shqiptar.
Durrës-Kukës, prokuroria "heton" qeverinë
Disa muaj më parë, grupi
hetimor i rrugës Durrës-
Kukës-Morinë ka sekuestruar
kasetat filmike gjatë përurimit,
ndërsa i kërkoi qeverisë debatet
e zbardhura në
mbledhjen e qeverisë për procedurat
dhe lëvrimin e fondeve
për ndërtimin e rrugës. Ishzëvendësministri
i Ekonomisë,
Gjergj Bojaxhi, ka qenë kundërshtari
më i ashpër i ministrit
Basha në një mbledhje qeverie,
gjatë së cilës u miratua një
vendim për të cilin organi i
akuzës është shprehur se është
i paligjshëm. Gjatë kësaj
mbledhjeje, Bojaxhi ka debatuar
me Bashën dhe Berishën
për vendin që do të zinte investimi
i rrugës Rrëshen-Kalimash
në buxhetin e shtetit.
Prokuroria ka thirrur për të
dëshmuar Bojaxhiun, i cili u ka
pohuar prokurorëve të çështjes
se u qëndron thënieve të
tij në mbledhjen e qeverisë.
Mësohet se procesverbali i
kësaj mbledhjeje të qeverisë së
datës 23.08.2006 është protokolluar
pranë Kryeministrisë.