E Diel, 1 Nëntor 2026

Bruksel, sot raundi i 6-të i bisedimeve Prishtinë-Beograd

BRUKSEL- Zhvillohen sot në Bruksel bisedimet Prishtinë-Beograd. Në rundin e sotëm të bisedimeve ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, pritet që të arrihet kompromis për çështjen e vulave të Doganave të Kosovës, mospranimi i të cilave nga ana e Serbisë u bë shkas për ndërprerjen e bisedimeve ne muajin korrik.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian janë shprehur optimistë se do të arrithet ky kompromis, që në vula të jetë mbishkrimi ‘Doganat e Kosovës’, duke qenë se këto vula i kishte pranuar edhe Misioni i OKB-së në Kosovë, UNMIK.

Mediat kosovare bëjnë të ditur se në këto negociata do të diskutohet gjithashtu edhe për implementimin e marrëveshjeve të arritura në muajin qershor.

Mësohet se nuk do të diskutohet për çështjen e strukturave paralele të Serbisë në pjesën veriore të Kosovës, shkrirja e të cilave, kohët e fundit, është kërkuar nga disa zyrtarë të lartë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Bisedimet Prishtinë – Beograd mbahen me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›