Denoncojnë fermerët: Ministria e Bujqësisë bën fushatë me paratë e donatorëve
Mbi 13 milionë USD u shpërndahen rreth 7 mijë fermerëve të djathtë. Përfituesit kanë marrë deri në 7 mijë dollarë kredi nga projekti i qeverisë
Ervin KOÇI
Paratë që do të përdoreshin gjatë këtij sezoni për të financuar ekonomitë e fermerëve në zona të ndryshme të Shqipërisë janë vënë në shërbim të Ministrisë së Bujqësisë për të bërë fushatë elektorale. Këto janë fondet e dhëna nga Banka Botërore dhe qeveria japoneze për të financuar projekte të ndryshme në zhvillim të bujqësisë shqiptare, si në kanalizime, ujitje, vreshtari, fruti-kulturë, blegtori dhe deri tek krijimi i kooperativave private me produkte bio. Por Ministria e Bujqësisë, e angazhuar kohët e fundit, si të gjitha ministritë e tjera, në fushatën elektorale, ka nisur që të bëjë fushatë me këto para, duke u akorduar fonde kreditimi vetëm fermerëve, të cilët janë angazhuar me struktura politike të djathta në bërjen e agjitacionit politik në zona të ndryshme rurale. Këtë lajm e kanë bërë të ditur për gazetën “Albania” përfaqësuesit e Shoqatës së Fermerëve dhe Blegtorëve në qarkun e Fierit, të cilët kanë thënë se “nga Ministria e Bujqësisë fonde subvencionimi për fermerët po përfitojnë vetëm fshatarët, familjet e të cilëve njihen si përkrahës të Partisë Demokratike apo që militojnë djathtas”. Sipas të njëjtave burime mësohet se, “në zonat e Fierit dhe Lushnjës listat e fermerëve që kanë aplikuar për të marrë subvencion nga shteti për fermat, serat apo vreshtat e tyre, janë administruar nga projekti 2KR i MBUMK-së dhe ndihma në para deri tani kanë marrë jo ata fermerë që kanë investuar në ekonomitë e tyre, por fshatarë që edhe pse nuk kanë as edhe një lopë, përsëri kanë përfituar sipas orientimit që është dhënë nga qeveria dhe nga struktura të PD-së në rrethe”.
Fushata
Fushata elektorale, e cila është ndezur në të gjitha zonat e vendit, përfshi edhe ato rurale, nuk ka lënë jashtë saj edhe bujqësinë, me fondet e së cilës kanë nisur që të bëhen pazaret e para elektorale. Rreth 7 mijë fermerë janë shpallur deri tani fitues të programit të subvencionit prej 13 milionë dollarësh, që do të përfitojnë fonde falas për zbatimin e projekteve të tyre në sektorin e bujqësisë, blegtorisë dhe agro-përpunimit. Sipas përfaqësuesve të projektit “2KR”, "ky vendim i dikasterit të Bujqësisë synon të rrisë mbështetjen ndaj fermerëve dhe zhvillimit të sektorit të bujqësisë". Fondi për vitin 2009, i vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit për programin e subvencionit, llogaritet në shifrën e 13 milionë dollarëve, i cili do t'u shpërndahet fermerëve fitues që kanë aplikuar për rritjen e sipërfaqeve me vreshta, ullishte, pemëtore, prodhim bujqësor në sera, prodhim blegtoral e agro-ushqimor. Sipas burimeve zyrtare, brenda 6-mujorit të parë të këtij viti do të financohen të gjithë fermerët me 70 për qind të vlerës së grandit, që varion nga 3 deri në 7 mijë dollarë për projektin që kanë aplikuar. Ndërsa pjesa tjetër prej 30 për qind do të disbursohet në 6-mujorin e dytë të këtij viti. Por deri tani fermerët e zonave të ndryshme të vendit që kanë zhvilluar projekte të ndryshme, po ankohen se me gjithë aplikimet që kanë bërë, nuk kanë përfituar asnjë lloj ndihme financiare nga Ministria e Bujqësisë, edhe pse fondet e donatorëve janë dhënë që vitin e kaluar.
Projekti
Ministria e Bujqësisë po zbaton për të tretin vit radhazi projektin e subvencionimit të drejtpërdrejtë të fermerëve me fonde falas nga buxheti i shtetit, përmes të cilit synon të rrisë prodhimin bujqësor vendas dhe të përmirësojë ekonomitë fermere. Procedurat e aplikimit për subvencionim nisen në fillim të këtij viti dhe përfshinë 12 qarqe të vendit. Një nga kriteret bazë për përfitimin e mbështetjes financiare është konkurrimi me projekte të realizuara në sektorët e përfshirë në subvencionim, si në bujqësi, zhvillimin e vreshtarisë, prodhimin e qumështit, përpunimin e tij, përpunimin e ullirit, rritjen e krerëve në blegtori, prodhim sere, etj. Ndërkohë, procesi i likuidimit të fermerëve, parashikohet të vazhdojë deri në fund të këtij viti.
BOX////////////////////////////////////
Siguria ushqimore, Ministria e Bujqësisë nis kontrollet nëpër tregjet e vendit
Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe strukturat e kontrollit veterinar kanë forcuar masat për rritjen e sigurisë ushqimore në vend, me qëllim uljen e informalitetit në këtë sektor dhe të shkallës së ushqimeve të skaduara në treg, veçanërisht tani në prag të stinës së verës. Sipas burimeve të kësaj ministrie, "siguria ushqimore është një nga prioritetet, pasi ajo është e lidhur drejtë për drejtë me shëndetin e konsumatorëve". Sipas MBUMK-së, po i kushtohet rëndësi kontrollit të ushqimeve gjatë gjithë procesit zinxhir të prodhimit dhe tregtimit të tyre, rregullave specifike të kontrollit të produkteve ushqimore me origjinë shtazore, të monitorimit të produkteve të detit, vlerësimi i sistemeve të sigurisë për prodhimet e mishit, etj. Me një vendim të posaçëm të ministrit të Bujqësisë, Jemin Gjana, drejtuar të gjitha strukturave veterinare në shkallë kombëtare, është urdhëruar ndalimi i therjes së bagëtive në rrugë, apo vende të pa autorizuara nga inspektorati për kryerjen e kësaj veprimtarie. Ndërkohë, specialistët po punojnë për përshtatjen e legjislacionit shqiptar në fushën e ushqimit, sipas standardeve europiane, proces të cilin po e realizon duke bashkëpunuar me partnerë të Komisionit Europian si Organizata Botërore e Epizotive (OIE), Drejtorinë e Përgjithshme të Shëndetit Publik të Komisionit Europian etj.
20 Maj 2009