Punësimi, zvogëlohet shpresa për rritjen e vendeve të punës te konsumatorët
Situata ekonomike dhe financiare është vlerësuar negativisht dhe në rënie nga konsumatorët gjatë 3-mujorit të parë të vitit 2009 (T1-09), thotë Banka e Shqipërisë në raportin e saj më të fundit. Vlera negative vazhdon të shënojë edhe balancat e kostos mesatare të jetesës. Pritjet e konsumatorëve për inflacionin pas 12 muajsh në 3-mujorin e parë të vitit qëndrojnë rreth vlerës 2.02 për qind. Pritjet e konsumatorëve për çmimet pas një 3-mujori dhe pas një viti vazhdojnë prirjen rënëse që nga vrojtimi i kaluar. Përsa i përket nivelit të papunësisë në 6-mujorin e ardhshëm, rreth 46 për qind e konsumatorëve presin që ai të rritet dhe rreth 18 për qind e tyre presin që ai të ulet.
20 Maj 2009