E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korça ndahet mes së majtës dhe së djathtës

Qarku numëron 12 mandate, 6 shkojnë për PD-në dhe 6 për PS-në

Qarku i Korçës ndahet mes së majtës dhe së djathtës me 12 mandate të marra dhe të ndara përgjysmë. Gara mes dy kampeve ka qenë tepër e ashpër në këtë qark, ku mandatet janë ndarë 6 për Partinë Socialiste dhe 6 për Patinë Demokratike. Kryesues mes palëve në këtë mandatin e ardhshëm do të jenë: nga Partia Socialistë; Ben Blushi, Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Alfred Dalipi, Arben Ahmetaj, Olta Xhaçka. Ndërsa nga Partia Demokratike do të marrin një mandat 4-vjeçar përfaqësimi në Parlamentin e ardhshëm; Ridvan Bode, Gjergji Papa, Ledina Aliolli, Edmond Spaho, Fatbardh Kadilli dhe Ismail Hoxha. Pavarësisht problemeve që janë hasur në disa qendra të numërimit në këtë qark, gjithçka përfundoi gjatë pasdites së djeshme. Rezultati i u bë i ditur pa përfunduar të gjitha kutitë e votimit, ku numërimet e fundit nuk ngritën peshë në rezultatin përfundimtar. Qarku i Korçës përbëhet nga 4 qendra; e Devollit, Ersekës, Pogradecit dhe Korçës. Partitë e tjera janë në diferencë tepër të ulët në krahasim me dy partitë kryesore, ku diferencat janë të thella. Nga të dhënat e KQZ-së rezulton se Partia Socialiste për Integrim ka marrë 4.27 vota, Aleanca Poli i Lirisë ka marrë ka mundur të marrë 0.60 vota dhe Partia Ligj dhe Drejtësi ka mundur të marrë 0.43 vota në të gjithë qarkun. Ndërkohë që pjesa tjetër e votave, që janë në shifra të papërfillshme kanë shkuar për partitë e tjera. Qarku i Korçës përbëhet nga 421 qendra të votimi

1 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›