Negociatat PD-PS ne seance te jashtezakonshme
27/12/2010 Komisioni hetimor në dorë të një seance të jashtëzakonshme parlamentare
Negociatat PD-PS, ende shpresë kompromisi
Zgjidhja e komisionit parlamentar hetimor duket se do ti mbesë kërkesës për seancë parlamentare të jashtëzakonshme. Ndërsa dhe për këtë do të pritet konkludimi i bisedimeve prej përfaqësuesve të PD dhe PS, të cilat deri më tani nuk kanë dhënë një rezultat. Duke parë se tashmë sesioni parlamentar ka përfunduar, në rast të konsensusit do të duhet që Kryeparlamentarja të thërrasë në një seancë të posaçme deputetët. E megjithatë, duket se për këtë vit konsensusi do të jetë i vështirë për tu arritur.
Në ditën e tretë të negociatave mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste shpresat për arritjen e një kompromisi për mënyrën e hetimit të zgjedhjeve nuk janë shuar. Në fillim negociatorët kanë diskutuar mbi dy variantet e para, të cilat u bënë publike në seancën maratonë të së enjtes, ku janë parë mundësitë që të modifikojnë vendimin e marrë nga Parlamenti në mars, duke ndryshuar vetëm pikën që përcakton se shumica i takon opozitës. Ky variant u pranua nga Kryeministri Berisha, i cili tha se pranonte edhe variantin tjetër me 3 pika, të propozuar nga opozita, që Partia Socialiste të kishte shumicën, të kishte kryetarin dhe të hetonte vetëm materialet zgjedhore. Ajo që mazhoranca vuri si kusht për pranimin ishte shtimi i një pike të katërt, ku të formulohej fjalia që komisioni të hetonte në bazë të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor, që do të thotë djegie e fletëve të votimit dhe marrjen e materialeve zgjedhore në arkivin e shtetit dhe jo në KQZ, siç kërkon PS. Këto dy variante kompromisi nuk janë shfuqizuar ende. Megjithatë, një tjetër pikë kyçe duket se do të mbetet dhe zgjidhja e ndërmjetme, duke parë se këtë javë KQZ do të mblidhet për djegien e fletëve të votimit. Prej aty mund të lindë dhe një procedurë kompromisi për marrjen në dorëzim të materialeve zgjedhore.
Vetëm dy ditë para përfundimit të vitit 2010 KQZ do të rihapë diskutimin për djegien e fletëve të votimit. Mbledhja pritet të varet prej kompromisit ose jo të PD-PS. Edhe pse anëtarët e KQZ deklarojnë se nuk janë politikë, me veprimet e tyre në çdo diskutim kanë reaguar në përputhje të plotë me partinë nga e cila janë propozuar të jenë anëtarë, duke e interpretuar dhe ligjin sipas politikës së tyre.
Forma e votimit në komisionin e posaçëm, duke parë se ligji i kushtëzon shumicën mazhorancës në pushtet, zbatimi i ligjit mbi materialet zgjedhore janë dy pika që nuk kanë lejuar firmën mes dy partive të mëdha. Ndërsa në presionin e PS theksohet se në rast të mosngritjes së komisionit hetimor, edhe zgjedhjet vendore do të jenë në rrezik zhvillimi. Ndërsa në tryezë PS është tërhequr prej fletëve të votimit.