E Shtunë, 31 Tetor 2026

WazObserver Shqiperia ne BE rast i deshtuar

Perspektiva Analiza për afrimin e vendeve të Ballkanit, gjatë vitit të ardhshëm

Portali Europian “WazObserver” ka bërë një parashikim për zhvillimet gjatë vitit 2011 në Ballkan. Sipas tij, afrimi i Shqipërisë në BE vlerësohet si rast i dëshpëruar, dhe rikujtohet në analizë se ky është vendi i vetëm që ka marrë mendim negativ nga Komisioni Europian, por një shans të ri do ta ketë edhe në vjeshtën e këtij viti. Megjithatë, duke pasur parasysh situatën politike aktuale, asgjë pozitive nuk duket në sfond. Në parashikim thuhet se qytetarët e Shqipërisë, në vitin 2011 do të udhëtojnë masivisht pa viza drejt vendeve të zonës Shengen, dhe se një numër i madh i qytetarëve shqiptarë do të kthehen në shtëpitë e tyre dhe do të respektojnë liberalizimin e vizave. Sa i përket Kosovës, në analizë vlerësohet se ky shtet më i ri europian do të fillojë dialogun me Serbinë gjatë vitit 2011, por kjo, asgjë nuk do të ndryshojë. “Kosova mbeti ashtu siç nuk ka dëshiruar BE-ja - një vrimë e zezë në Ballkanin Perëndimor”, - thuhet në analizë, duke shtuar se EULEX-i si mision do të jetë nën presion të madh për të treguar rezultate konkrete. Sipas “Waz.Euobserver”, Serbia, në rastin më të mirë, në vitin 2011 do të mund të përfitojë statusin e vendit kandidat në BE. Në analizë theksohet se kjo varet edhe nga arrestimi i kriminelit të luftës, Ratko Mlladiç.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›