Brukseli i brengosur
Zyrtarë të Bashkimit Europian kanë deklaruar se janë të brengosur me gjendjen në Veri pas fillimit të implementimit të marrëveshjes për vulat doganore dhe tregti të lirë me Serbinë.
Një zyrtarë i lartë i BE’së ka thënë të enjten me kusht anonimiteti për Express se “Brukseli është në kontakt të vazhdueshëm me Beogradin”, por nuk pranoi të jap hollësi.
Kryediplomatja e BE’së, Catherine Ashton dhe as emisari i saj në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Robert Cooper, nuk i kanë kthyer përgjigje Beogradit për propozimin që ka bërë për funksionimin dy pikave doganore në Veri.
Duket se qëndrimin e Ashton do ta marrë presidenti Boris Tadic, i cili pritet të takohet në New York edhe me Sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.
Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar vendimin për reciprocitet ndaj mallrave serbe, por Beogradi ende nuk lejon eksportin e mallrave kosovare në Serbi dhe as të kalojnë përmes territorit të saj, pavarësisht se e ka pranuar vulën doganore të Kosovës.
Zëdhënësja e Baroneshës Ashton ka thënë për Express se “dëshirojnë që embargoja të hiqet sa më shpejt që të jetë e mundshme”.
“EULEX është mision i BE’së dhe është duke vepruar plotësisht në përputhje me mandatin që ka. Ky është zbatim i marrëveshjes për vulat doganore”, ka thënë Maja Kocijancic, zëdhënëse e Ashton.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Express.