E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shitja e PTK'së hiqet nga prioriteti

Shitja e Postë-Telekomit të Kosovës nuk është më çështje urgjente për Qeverinë. Pritet që deficitin buxhetor dhe pagesat e faturave të autostradës t’i mbulojë Fondi i Privatizimit - që aktualisht është 600 milionë euro. Kjo çështje është rregulluar edhe me ligj. Nga Agon Sinanaj më 23 shtator 2011 në ora 08:03

Qeveria e Kosovës duket se nuk e ka më problem nëse shtyhet privatizimi i Postës dhe Telekomit të Kosovës.

Fondi i Privatizimit, një pjesë e të cilit kthehet sivjet direkt në buxhet, shihet si mundësi e mirë për financimin e deficitit buxhetor dhe mbulimit të faturave për autostradën.

Kështu kanë thënë për Express deputetë të Kuvendit dhe burime brenda komisioneve parlamentare, duke shtuar madje se miratimi i Ligjit për AKP’në, që lejon kthimin e parave nga Fondi i Privatizimit, ka krijuar edhe rehati te qeveritarët, sa që i ka bërë të mos e shohin PTK’në si të vetmin burim për mbulimin e deficitit.

Parashikohet që deri në fund të këtij viti deficiti buxhetor të arrijë në 300 milionë euro.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Express.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›