E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërpriten kërkimet për të mbyturin, familjarët protestojnë

FIER- Të indinjuar për ndërprerjen e kërkimeve për gjahtarin e mbytur në lumin Seman, familjarët e Erion Korrobacit kanë protestuar në aksin Fier-Lushnje. Pasditen e sotme ata kanë bllokuar këtë aks duke mos lejuar mjetet të kalojnë. Mësohet se bllokimi i rrugës ka krijuar radhë të gjata që arrinin deri në 2 apo 3 kilometra, ndërsa në vendngjarje kishin mbërritur dhe forcat e policisë. Familjarët e gjahtarit pretendojnë se polumbarët kanë ndërprerë kërkimet ne ujë, pasi këta të fundit shprehen se nuk kanë mjetet e nevojshme. Familjaret thonë se kanë siguruar edhe vetë një varkë për kërkimet, ndërsa nga ana e saj policia e Fierit shprehet se do të dërgojë së shpejti disa varka për të ndihmuar në kërkimin e 30 vjecarit. Ngjarja ndodhi pasditen e së dielës, kur 30 vjecari Erjon Korrobaci i cili gjendej bashkë me të atin për gjah pranë lumit Seman, ka rreshqitur në ujë pas forcës nga goditja me cifte ku dhe ka gjetur vdekjen, por trupi i pajetë nuk është gjetur ende. Lajmi i hidhur për 30 vjecarin gjahtar është bërë i ditur për policinë nga babai i tij i cili gjendej bashkë me të birin për gjah shpendësh në lumin Seman. Sipas policisë dyshimet flasin për një mbytje aksidentale. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›