E Diel, 1 Nëntor 2026

Mat, atentat me municione nga oxhaku i shtëpisë

MAT- Nuk dinë kush ishte shkaku apo autorët por dinë që jeta e tyre u rrezikua seriozisht katër netë më parë. Ishte ora 21 :00 dhe si cdo natë tre anëtarët e familjes keka në Xibër Murrizë të Matit ishin mbledhur në strehën e tyre të varfër gati për të fjetur gjumë, por një shurmë nga tarraca e shtëpisë i ka friësuar ndërsa nga oxhaku janë hedhur municione të llojit fishekë dhe granata. Të tmerruar ata kanë dalë menjëherë jashtë shtëpisë ndërsa shpërthimi i municioneve, që u dëgjua edhe nga fqinjët, dëmtoi një pjesë të mirë të orendive. Ende nuk ka të dyshuar për ngjarjen të cilën familja Keka e konsideron si atentat. Një ndër pistat në të cilat po hetohet është ajo e një konflikti të mundshëm pronësie. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›