Brukseli pershendet doreheqjen e Metes
Pas doreheqjes se Zevendeskryeministrit Ilir Meta, Komisioni Evropian rithekson edhe njehere nevojen e nje hetimi dhe gjykimi te pavarur nga drejtesia shqiptare. Pavaresisht se flitet per akuza, qe duhen provuar dhe, nese eshte nevoja gjykuar, zedhenesja e Kabinetit te komisionerit per Zgjerimin, Stefan Fyle, Natasha Butler, thote se ne Shqiperi i duhet te jepen prova se luftohet korrupsioni dhe mbeshtetet nje drejtes objektive dhe e pavarur.
"Komisioni Evropian eshte njohur me vendimin e Kryeministrit Berisha qe pranoi doreheqjen e Zevendeskryeministrit Ilir Meta. Zoti Meta i ka shkruar gjithashtu nje leter kryetares se Parlamentit me te cilen ka dorezuar imunitetin e deputetit per t'i hapur rrugen drejtesise. Komisioni mendon se eshte per t'u pershendetur çdo veprim qe lehteson punen e drejtesise dhe te gjykates. Kjo eshte nje ndihme pozitive per venien ne zbatim te kerkesave te shtetit ligjor ne Shqiperi. Tani Komisioni pret qe kjo çeshtje te ndiqet ne menyre te pavarur dhe neutrale nga drejtesia. Procesi i hetimit te jete korrekt, i shpejte dhe efikas. Ai duhet te pasohet, nese eshte e nevojshme, me gjykimin dhe denimin e personave te fajshem", deklaroi ajo.
E pyetur per Alsat nese keto akuza ne nivelin e larte te politikes mund te ndikojne ne marredheniet mes Bashkimit Evropian dhe Shqiperise, si vend aspirant per integrimin evropian, Batler iu pergjigj: "Siç e dini, pavaresia e drejtese eshte nje nga aspektet themelore ne kriteret politike dhe Shqiperia qe aspiron te bashkohet me komunitetin evropian ka nevoje ta respektoje kete kriter, nese deshiron te ece me shpejtesi ne kete rruge integrimi. Komisioni Evropian e vlereson ne pergjithesi situaten ne Shqiperi dhe ne raportin e tij ka percaktuar 12 perparesi themelore te cilat Shqiperia duhet t'i respektoje qe te ece me shpejtesi perpara. Keto perparesi jane percaktuar shume qarte ne raportin e fundit te nentorit te Komisionit Evropian. Dhe ne presim qe Shqiperia t'i plotesoje te gjitha keto kerkesa. Nga ana jone, ne do t'i kontrollojme rezultatet e Shqiperise, sidomos luften kunder korrupsionit ndaj te gjithe atyre personave per te cilet ngrihen akuza te tilla".
Gjovalin Kola Azhornuar së fundi ( e premte , 14 janar 2011 )