Video-pergjimi distancohet kryetarja e Gjykates se Larte

Kryetarja e Gjykatës se Lartë Shpresa Becaj ka reaguar pas publikimit të videos dhe përmendjes së emrit te saj. Në një njoftim të posaçëm për shtyp, Becaj sqaron se ajo distancohet prerazi dhe në mënyrë kategorike nga përfshirja në këtë çështje.
Ne njoftim citohet se kryetarja e Gjykatës së Lartë nuk ka asnjë kompetencë për të ndërhyrë apo ushtruar presion për zgjidhje të favorizuara të çështjeve të caktuara gjyqësore nga kolegjet e Gjykatës së Lartë të cilat gjykojnë me trupe gjyqësore të përbërë nga 5 gjyqtarë.
Parë në këtë këndvështrim, marrëveshjet, bisedat apo premtimet shoqërore, politike ose mediatike të bëra në mënyrë të fshehtë apo publike dhe të shkëputur nga aktet finale të Gjykatës së Lartë, që janë vendimet e kolegjeve të saj, përbën qëndrim joprofesional, subjektiv dhe të njëanshëm sqarohet në deklaratën e Becajt.
Lidhur me çështjen e diskutuar në video-përgjim konstatohet se nga verifikimi i bërë në administratën e Gjykatës së Lartë rezulton se dosja gjyqësore është rregjistruar pranë kësaj gjykate dhe pret radhën për t’u gjykuar si shumë çështje të tjera.
Becaj ndalet dhe tek emërimi i vajzës së saj në ambasadën e Vjenës duke deklaruar se ky emërim është bërë në bazë të kritereve profesionale dhe jo të ndonjë marrëveshjeje.