E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha pranon doreheqjen e Metes LSI postet qe ka

Kryeministri Sali Berisha e cilësoi dorëheqjen e Ilir Metës një akt qytetar dhe deklaroi se koalicioni qeverisës do të vazhdojë. Nuk ia kërkova unë dorëheqjen, ishte vendimi i tij për të ndjekur ligjërisht cështjen si qytetar tha kryeministri. Ai bëri të njohur që postet qeveritare të lëna nga Ilir Meta do i ketë sërish LSI.

"Shpreh dhe njëherë vlerësimin për këtë akt qytetar që bëri kreu i LSI, dhe vendosmërinë time për të vazhduar konsolidimin e mëtejshëm të eficencës së këtij koalicioni në objektivat madhorë të tij", deklaroi Berisha.

Këto zhvillime tha kryeministri nuk ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme ndërsa u shpreh i sigurtë se koalicioni qeverisës PD-LSI do të fitojë Tiranën. "Angazhimin e mëtejshëm të këtij koalicioni, së pari fitoren e sigurtë të zgjedhjeve lokale dhe natyrisht shpëtimin e Tiranës", tha Berisha.

Ai tha se materiali filmik u falsifikua dhe se ky akt i shëmtuar ishte vepër e Edi Ramës përmes së cilit kërkoi të implikohej kryeministri. "Në rast se kjo bëhet nga kryetari i opozitës, por kryeministri imagjino se cmund ti bëjë gjëmën ky person qytetarëve të këtij vendi. Imagjino ti se cfarë shkatërrimi përfundimtar u bën ai mediave të vendit", u shpreh ai. Kryeministri tha se ka dhe manipulime të tjera që duhet ti hetojë prokuroria.

Taulanta Boja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›