KQZ Do blejme kuti te reja per 8 Majin

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të blejë kuti të reja për 8 majin, edhe pas boshatisjes së atyre në magazinat e Lundrës. Numri dhe fatura monetare e tyre do të përcaktohet pas 5 marsit kur mbyllet i gjithë për asgjësimin dhe arkivimin e materialeve të 28 qershorit 2009.
Në mbledhjen për miratimin e buxhetit që do i kërkojë qeverisë për zgjedhjet e 8 majit, KQZ njoftoi se rreth 50% e kutive të materialeve zgjedhore të blera që në 2003-shin janë dëmtuar, por një variant është dhe ai i zëvëndësimit total të tyre.
”Kutitë që kemi të materialeve zgjedhore janë kuti së pari të përshtatura, janë konsumuar për shkak të kohës, janë të përbëra nga material plastik i sertë i cili thyhet, në kundërshtim nga kutitë e votimit dhe ju konstatoni që një pjesë e tyre janë thyer. Atëherë do na duhet të marrim kuti të tjera duhet krijuar dhe rezervën” tha Ristani.
Ndërsa zhvillohej Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, ku do të vendosej dhe për qëndrimin ose jo të anëtarëve të majtë në KQZ, këta të fundit e kanë bojkotuar mbledhjen.
”Ne vërtetë jemi propozuar nga politika, por nuk kemi asnjë lidhje me të. Kemi detyrë të bëjmë zgjedhjet. Pavarësisht nga mungesa e kolegëve unë mendoj që duhet të vazhdojmë me të gjithë kapacitetin tonë, përgjegjshmërinë tonë, profesionalizmin tonë, punën për të menaxhuar zgjedhjet e ardhshme” tha Ristani.
Edhe më herët nënkryetarja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Subashi kishte vënë në pikëpyetje praninë e mëtejshme të të majtëve në këtë institucion, nisur nga vendimet e fundit.