Doreheqja e Metes Balla Ra paterica e Berishes
Partia Socialiste e konsideroi dorëheqjen e Ilir Metës si hapin e parë që duhet të pasohet edhe nga ikja e kryeministrit Sali Berisha. Deputeti Taulant Balla në një intervistë për Alsat tha se ky do të jete qëllimi i vetëm i opozitës që do të shpërthejë në protesta e demostrata.
“Sapo ka rënë paterica që mban në pushtet Sali Berishën. Beteja jonë mbaron kur të ketë rënë Sali Berisha që do të thotë në 21 janar populli opozitar do të jetë në Tiranë për të larguar nga një pushtet i vjedhur Sali Berishën. Ajo që kemi thënë prej ditës së parë që Sali berisha vodhi zgjedhjet për të vjedhur Shqipërinë është një e vërtetë e madhe; ajo që kemi thënë që ditën e parë që Sali Berisha lidhi pazar me Ilir Metën për të vjedhur Shqipërinë tashmë është një e vërtetë e madhe. njëri prej hajdutëve që është Ilir Meta sot është jashtë kësaj qeverie. Paterica që mban Sali Berishën ka rënë, por hajduti tjetër, hajduti i zgjedhjeve që e ka emrin Sali Berisha i ka ditët e numëruara. E ka mbushur kupën plot dhe populli do të mblidhet për ta larguar” tha Balla.