E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bruno Guri: “Unë, shumë shpejt si Arjan Beqaj te Ionikos”

Albania-sport- Bruno Guri është portieri i parë i të rinjve të skuadrës greke Ionikos dhe është ftuar nga trajneri i përfaqësueses U-21, Artan Bushati në grumbullimin që po vazhdon të kryhet. "Luaj prej tre sezonesh me Ionikos dhe tashmë stërvitem me ekipin e parë, pavarsisht se zyrtarisht mbroj ngjyrat e ekipit të rinjve", thotë Guri për Albania-sport.com.
"Për herë të parë kam ardhur në dhjetor e vitit të kaluar dhe mesa duket krijova një përshtypje të pranueshme, për të merituar edhe këtë herë të dytë", vazhdon portieri Guri, 184 cm i lartë.
Bruno është stërivitur së bashku me portierin e Kombëtares shqiptare, Arjan Beqaj, tashmë në radhët e qipriotëve të Anorthosis Famagusta. Beqaj gjatë një interviste për "Sportin Shqiptar" kishte shprehur vlerësime pozitive për të. "Bruno është portier shumë i mirë. Ndaj që në këtë moshë Jonikosi e ka afruar pranë ekipit të parë".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›