E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fatjon Vuçaj: “Rrudho, një shëmbull për mua”

Albania-sport - Fatjon Vucaj është një nga lojtarët e thirrur nga trajneri i Shpresave U-21, Artan Bushati në grumbullimin e radhës. Vucaj aktivizohet në radhët e skuadrës italiane A.S.D Martinsicuro, që militon në kampionati rajonal të Abruzzos.
"Më parë kam patur edhe një eksperiencë me Belunas, me të rinjtë e Trevisos, por tashmë jam pjesë e A.S.D Martinsicuro. Nga ekipet e këtij kampionati ka dalë edhe Xhulian Rrudho, i cili tani luan me Kievon", thotë për Albania-sport.com, 19-vjecari.
"Kjo është hera e dytë që testohem në Shqipëri" saktëson Vucaj, i cili luan rolin e organizatorit të ekipit bardhekaltër, teksa shton se trajneri Bushati e ka ndjekur në aksion gjatë një ndeshje në Itali. "Shpresoj t'i kem pëlqyer", përfundon Vucaj, përpara se së bashku me lojtarët e tjerë të thirrur të niseshin për në Hotel "Leonardo".
Skuadra e të rinjve A.S.D Martinsicuro renditet në vendin e 11 në një kampionat me 19 skuadra të Grupit A, ku ka grumbulluar 33 pikë në 25 takime (9 fitore, 6 barazime dhe 10 humbje).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›