Stiv Frashëri: “Aris, vetëm synimi im i parë”

Albania-sport- "Frashëri përmbysh të gjitha parametrat e një portieri bashkëkohor", thotë legjenda e portës së Skënderbeut, Partizanit dhe Kombëtares, Jani Kaci, për portierin 16-vjecar Stiv Frashëri, i thirur nga trajneri i Kombëtares U-21, Artan Bushati për grumbullimin e radhës.
187 i lartë, i stërvitur në kujdesin trajnerit të Skënderbeut, Jani Kacit, djaloshi i ri ka të njëjtat karakteristika që ka patur Kaci në fillimet e tij. "Stivi në të vërtetë nuk është zbulimi im, por i trajnerit të moshave të Skënderbeut, Gjergji Ropi. E afrova menjëherë në skuadrën e parë të Skënderbeut, ku Stivi është portieri i dytë i ekipit", thotë Jani Kaci për Albania-sport.com.
"Frashëri përmbysh të gjitha parametrat e një portieri bashkëkohor. Edhe te Aris, ku ai është në provë panë me kujdes karakteristikat e tij dhe shumë shpejt atij do t'i afrohet edhe një marrëveshje", thotë Jani Kaci, që kujton se dhe Kristi Vangjeli ka bërë të njëjtën rrugë. "Vangjeli bënte pjesë në ekipin tim kur president ishte Kristo Goxhi, por në vitin 1997 ai e coi te Aris i Selanikut, fillimisht me moshat e tashmë është në skuadrën e parë dhe i preferuari i trajnerit spanjoll Sergio Koke".
"Te Aris jam duke u stërvitur prej një muaji dhe jam ende në provë. Stërvitem me një trajner brazilian, i cili më parë ka qenë portier i Flamengos. Shpresoj të zë një vend në Kombëtaren U-21", shpreh synimin e tij Frashëri.
Frashëri jep edhe një konsideratë të shpejtë për Kristi Vangjelin: "Është treguar shumë miqësor me mua dhe më ka ndihmuar. Është titullar me Aris-in e Selanikut dhe për më tepër një lojtar cilësor". Stiv është i kënaqur që drejtuesit e Aris e kanë ndjekur me vëmendje. "Aris në Selanik është ekipi i dytë më i rëndësishëm pas PAOK dhe ka tifozët më ultras", përfundon Stiv Frashëri për Albania-sport.com