Bruno Vespa, gazetarit që iu mohua takimi me Enver Hoxhën
Autori i Lajmit: red.
Rreth 30 vjet më parë i ishte mohuar një vizitë në tokën shqiptare nga regjimi komunist. Nëse do ta kishte realizuar që në atë kohë të shkelte vendin tonë, atëherë Bruno Vespa do të ishte i pari gazetar perëndimor që do të vinte në Shqipëri. “Pas tre vjet përpjekjesh, regjimi i Enver Hoxhës, vendosi të mos vija, e kështu nuk munda më të vij. Tanimë, e pranova me shumë kënaqësi këtë ftesë dhe jam shumë i kënaqur. Unë kam një axhendë që më nderon shumë. Do të kem mundësi të takoj Presidentin e Republikës, Kryeministrin, kreun e opozitës, kryetaren e Parlamentit…”, - janë këto fjalët e para të komentatorit dhe gazetarit të njohur italian, në momentin që ka mbërritur në Shqipëri. Bruno Vespa, i cili ka mbledhur në shtëpinë e tij të debatit “Porta a Porta”, personazhet me të njohur të politikës italiane, duket i impresionuar nga ndryshimet shqiptare, ndërsa mësojmë se vetëm 1 ditë më parë ka mbushur 65 vjeç. Ai e nisi karrierën e tij si gazetar kur ishte vetëm 16 vjeç, si autor i artikujve sportive, në gazetën lokale “Il Tempo”, të vendlindjes së tij, Akuila (Romë). Në 1962-in, ishte reporter radiofonik në RAI dhe në 1968-ën, pas diplomimit në Jurisprudence me një temë mbi “Të drejtën e kronikës”, ngjitet në karrigen e spikerit të lajmeve, apo "Telegiornale" RAI, mandej në TG1. Si i dërguar i Telegiornale, në këtë kohë, Vespa intervistoi politikanët më në zë të viteve 70- 80. Atij i atribuohet veçanërisht një intervistë në 1977-ën, me kardinalin Karol Vojtyła, Papa i ardhshëm Gjon Pali i 2-të. Nga 1989 deri në 1992-in, ishte drejtor, ndërsa gjatë krizës në Irak, në vitin 90 - 91, ishte ndër të vetmit gazetar i autorizuar për të intervistuar Sadam Husein. Ishte pikërisht Vespa që moderoi në 2006-ën, përballjen e dytë televizive elektorale mes presidentit të Këshillit të Ministrave, Silvio Berluskoni në largim dhe liderit të qendrës së Majte, Romano Prodi. I nderuar me shumë çmime të njohura, për mprehtësinë e tij në lëmin e gazetarisë, Bruno Vespës i atribuohen edhe një sërë librash, ndër të cilët “Kavalieri dhe profesori”. Për t u përmendur janë librat portret historik për personalitetet më të spikatura të politikës italiane si: “Basti i Berluskonit”, “Rikthimi i Prodit në vitin 2003”, apo “Historia e Italisë, nga Musolini tek Berluskoni”, etj. Bruno Vespa ka drejtuar në 1976-ën rubrikën televizive të Aktualitetit “Tam Tam”; në 1978 programin gazetaresk me të ftuar në studio “Ping Pong”, një lloj pararendësi i “Porta a Porta”. Dhe, në 1996-ën, ai doli për herë të parë në transmetim me emisionin e tij që e futi padyshim në historinë televizive italiane, “Porta a Porta”, e cila u kthye në shtëpinë e debatit italian. Aty ku Vespa drejton gjerësisht debate të forta politike, kulturore, por jo vetëm. Ishte pikërisht një speciale në “Porta a Porta”, më 6 Prill, që komentatori Bruno Vespa i kushtoi qyetit të tij të lindjes, Abruzzo, pas dëmeve që shkaktoi tërmeti dhe jetëve që mori.
Ky lajm është publikuar: 29/05/2009