Coloccini nuk është në shitje

Menaxheri i Newcastles, Alan Pardew ka njoftuar Liverpoolin të harrojnë mundësinë e transferimit të kapitenit Fabricio Coloccini.
Mbrojtësi argjentinas ka edhe 18 muaj në kontratën e tij me Newcastlen dhe ende nuk ka nisur bisedimet për vazhdimin e saj. Kjo ka paralajmëruar gjigantin nga Anfieldi që më herët gjatë këtij viti ka transferuar dyshen Andy Carroll dhe Jose Enrique, pikërisht nga St James Park.
“Liverpoolit duket se i pëlqejnë futbollistët tanë. Por, Fabricio ka qenë i shkëlqyeshëm për ne si kapiten dhe futbollist, andaj nuk është në shitje”, tha Pardew për Daily Mail.