E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventus pushton Meazzan, kthehet lider

Juventus mposhti Interin në Derby d’Italia me rezultat 2-1 dhe u kthye lider në Serie A pas nëntë xhirosh.

Bianconerët morën tri pikë të rëndësishme nga udhëtimi në Giuseppe Meazza falë golave nga sulmuesi malazez Mirko Vucinic (minuta 12) dhe mesfushori italian Claudio Marchisio (33).

Nerazzurrët kishin barazuar rezultatin në 1-1 nëpërmjet mbrojtësit të djathtë brazilian Maicon në minutën e 28-të por Juventus riktheu avantazhin me golin e Marchisios dhe arriti ta mbrojë atë gjatë pjesës së dytë duke siguruar fitore të madhe përballë rivalit të tyre më të madh pas Calciopolit.

Me këtë fitore, Juventus u kthye në pozitën e parë në Serie A me 19 pikë, dy më tepër se Milan që ishte lider i përkohshëm pas fitores ndaj Romës 3-2.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›