E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manzano rrezikon shkarkimin

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo ka theksuar se rezultatet duhet të përmirësohen shpejt nëse trajneri Gregorio Manzano dëshiron të mbajë punën e tij, pas humbjes në udhëtim nga Athletic Bilbao, të enjten.

Atletico u mposht 3-0 në San Mames dhe zbriti në pozitën e 12-të, pas nëntë ndeshjeve, duke shtuar presionin mbi trajnerin Manzano.

“Asgjë nuk do të ndodhë para së dielës, por nuk mund të parashikojë të ardhmen. Por ajo që është e rëndësishme, duhet të rritet morali i ekipit”, tha Cerezo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›