E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koncert në TOB për Ditën Ndërkombëtare të Muzikës



Më 21 qershor në sallën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit
do të interpretojë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzikës, kuarteti “Quatour Diotima”, i krijuar në vitin 1996 nga aspirantë të Konservatorit të Parisit dhe të Lionit. Ky kuartet i harqeve luan muzikë kontemporane, por edhe atë të shekullit njëzet në vazhdën e traditës të kuarteteve të muzikës klasike dhe romantike si ajo nga Hayden, Beethoven, Schuman, Brams, Dvorak etj. Dita Ndërkombëtare e Muzikës, 21 qershori, historinë e saj e nis nën emrin "Faites de la Musique". Në ketë datë u organizuan aktivitete nën temën "Bëni muzikë" duke nxitur parizienët të interpretonin muzikë nëpër rrugët e qytetit të tyre. Fillimisht kjo ditë u përcaktua si një festë me karakter kombëtar për Francën, por pas vitit 1985 u deklarua si festë edhe për Europën. Festimet u përhapën në vitet në vijim edhe në vende të tjera të planetit dhe brenda 15 vjetësh u njoh në rreth 100 vende si Dita Ndërkombëtare e Muzikës.

17 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›