E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brus, i dehur nga performanca e Lorik Canës

Trajneri i Sandërlendit, Stiv Brush, është i dashuruar pas Lorik Canës dhe paraqitjet e tij në fushë. Ai beson se shqiptari solli freski në "Wearside". Mesfushori është shndërruar tashmë në një hero kulti në "Stadium of Lights" dhe të gjithë çuditen se si mundën ta merrnin për vetëm 5.8 milionë euro nga Marseja në korrik. Por Brus nuk është i befasuar nga heroi i shumë adhuruar nga tifozët e Sandërlendit dhe zbulon se është bërë një fans i madh i mesfushorit, pasi e pa atë të luajë kundër Liverpulit në Champions League. Trajneri i "Maceve të Zeza" tha dje për "Sunday Mirror": "Unë e pashë atë në ndeshjen Marsejë-Liverpul. Ai e trembi Steven Xherrardin që në ndërhyrjen e parë". Më pas trajneri thekson se i ka bërë përshtypje entuziazmi i lojtarit shqiptar nga ndeshja në ndeshje. "Por ai që mua më ka bërë përshtypje është entuziazmi i tij në përgjithësi, pohon trajneri Brus. Ju nuk e keni ndjekur për shumë kohë atë, që të shihni mirë se çfarë është në gjendje të bëjë në fushën e lojës. Ai ishte një figurë kulti te Marseja në Francë, ishte kapiteni i saj, gjë që nuk është e lehtë. Ndërsa tani ai është një hero kulti këtu te ne dhe unë e kisha parashikuar një gjë të tillë që në momentin që e blemë. E mendova se do të ishte e vështirë t‘ia merrnim kapitenin Marsejës. Me ndryshimin e trajnerit, Didier Deschamps solli lojtarët e tij gjatë merkatos së verës, kështu që Loriku u la i lirë të largohet". Brus beson se loja fizike e futbollit anglez i përshtatet në mënyrë perfekte stilit luftarak të Canës. "Ai adhuronte të luante në Angli, shtoi më pas trajneri. Stili i tij është ideali për futbollin tonë. Ai i pëlqen duelet fizike. Njerëzit më pyetën se përse e bëra kapiten, por ju mjafton ta shihni çfarë bën ai për ekipin. Ai është një djalë inteligjent, i pashëm, ka shumë tifozë, mbi të gjitha femrat çmenden pas tij. Unë nuk dua t‘i heq asgjë lojës së tij. Ai ka është një freski për skuadrën tonë", përfundon Stiv Brus.

A. Manallari

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›