Salihi shpëton humbjen e Rapidit. Vata, gol në fitoren e Vupertaler
Hamdi Salihi dhe goli janë bërë të pandashëm në kampionatin austriak. Bomberi kuqezi, i cili luan në radhët e gjigantit austriak, Rapid Vjena, ka treguar dhe një herë se është protagonist i këtij fillim sezoni për skuadrën e tij. I aktivizuar si titullar, ai shënoi golin e barazimit 3-3, duke shmangur kështu një humbje të Rapidit në shtëpinë e Lask Linz. Vendasit kryesonin 3-2 deri në minutën e 75-të, kur Salihi me kokë ktheu në gol një goditje dënimi të Hofman. Ky është goli i 8 i Salihit në këtë sezon, nga të cilët 6 me bluzën e Rapidit dhe dy me atë të Riedit. Një tjetër gol shqiptar është shënuar nga Fatmir Vata. 38-vjeçari realizoi me një gjuajtje të shkëlqyer nga 20 metra në fitoren 2-0 të skuadrës së tij, Vupertaler SV në transfertën me Ingolstadt në Bundesliga 3. Ky është goli i parë i Vatës në ligën e tretë gjermane. Ndërsa Klodian Duro është ndëshkuar me karton në kuq në fitoren 2-0 në Apollon Limasol-Doksa Katokopia.
A. M
A. M