E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bryant vendimtar, Lakers në finale

Është sërish Lakers-Boston, akti i 12-të. Kobe Bryant ia dhuroi kampionëve në fuqi finalen e 31-të në histori të tyre në NBA, pasi e mposhtën Phoenixin me rezultat 111-103, për ta mbyllur serinë finale të Konferencës Perëndimore 4-2.

Ylli i Lakers realizoi 37 pikë dhe ishte më meritori në fitoren e ekipit të tij. Tash, Lakers do të përballen me rivalët jetësore, të cilët i kanë mposhtur nëntë herë në 11 përballje të finales, për herë të fundit në vitin 2008.

“Dëshirojmë të fitojmë, por edhe Boston e ndjek rrugën tonë. Do të jetë një sfidë fascinuese, të shohim se sa jemi pjekur, në krahasim me dy vjet më parë”, ka thënë Bryant. Loja e mirë e Stoudemire (27) dhe Nash (21), ishin të pamjaftueshme për Phoenix, që përshëndetet kështu nga garat e play-offit.

Phoenix-La Lakers 103-111
Phoenix: Stoudemire 27
LA Lakers: Bryant 37

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›