Objektivi i realizuar

Futbolli nuk është më i famshëm se ragbi ose kriketi në Zelandën e Re. Kjo është arsyeja pse paraqitja në Kampionatin botëror 2010, konsiderohet si arritje e jashtëzakonshme për Zelandën e Re. Ata do të bëjnë paraqitjen e dytë në Botëror, pas garës së vitit 1982.
Kualifikimi
Për dallim nga kampanja e vitit 1982, udhëtimi drejt Afrikës së Jugut ishte më i lehtë. Pas fitimit të grupit të Oqeanisë, Zelanda e Re u takua me Bahrejnin, ekipin e pestë nga kontinenti i Azisë, në dy ndeshje të barazhit. Zelanda e Re fitoi me rezultat të përgjithshëm 1-0.
Pikët e forta
Zelanda e Re ka ekip të fortë fizikisht që ka etikë të mirë të punës. Mesatarja e gjatësisë në ekip në ndeshjen e fundit kundër Bahrejnit ishte pak nën 185 centimetra. Zelanda e Re do të jetë e rrezikshme në ndërprerje.
Pikët e dobëta
Nuk mund të fshihet fakti se Zelanda e Re nuk njihet për aftësi teknike. Mungesa e ndeshjeve ndërkombëtare po ashtu mund të ndikojë në paraqitjen e ekipit në Afrikën e Jugut. Në fund, ata nuk kanë fond të mirë të futbollistëve.
Trajneri
Ricky Herbet, ish-mbrojtës, ishte pjesë e ekipit që siguroi pjesëmarrjen në Kampionatin botëror 1982. Me punën e deritashme me Zelandën e Re, ai ka treguar pasionin e tij ndaj futbollit dhe aftësitë e udhëheqjes së ekipit drejt garës më të rëndësishme ndërkombëtare. Herbert është edhe trajner i klubit Wellington Phoenix nga liga australiane.
Yjet e ekipit
Kapiteni Ryan Nelsen sjell përvojë në Kombëtaren e Zelandës së Re. Ai është lider në fushë dhe paraqitja e tij ndikon në bashkëlojtarët e tij. Barra kryesore bie mbi të dhe pritet të jenë mjaft i zënë në qendër të mbrojtjes. Edhe ish-sulmuesi i Manchester Cityt dhe Hibernianit, tani në Celtic, Chris Killen ka përvojë në ndeshjet e rëndësishme. Leo Bertos është futbollisti më kreativ i Zelandës së Re, nëse ai arrin të ndalet, sulmuesit e ekipit do të jenë të parrezikshëm.
Momenti më i mirë në histori
Iu desh të mposhtin Arabinë Saudite me së paku pesë gola për të mbetur në garë për kualifikim në Kampionatin botëror 1982, Zelanda e Re e realizoi pikërisht këtë dhe në fund të pjesës së parë rezultati ishte 5-0, që ishte edhe epilogu përfundimtar i ndeshjes. Më pas, u takuan në barazh me Kinën.
Objektivi në Botërorin 2010
Zelanda e Re duhet të jetë jashtëzakonisht me fat për të kaluar në rrethin e dytë.
Gjasat për të kaluar në rrethin e dytë: 3.6 %
Gjasat për të kaluar në çerekfinale: 0.2 %
Gjasat për të kaluar në gjysmëfinale: 0.0 %
Gjasat për të kaluar në finale: 0.0 %
Gjasat për ta fituar titullin: 0.0 %