Buçkovski kritikon politikën e Shkupit ndaj Kosovës
Ai e ka cilësuar politikën e Shkupit si "një lojë që po zhvillohet prapa kuintave mes Maqedonisë e Serbisë".
"Unë nuk mund të kuptoj cila është politika e Maqedonisë ndaj shtetit të Kosovës. Përmirësimi i marrëdhënieve me Beogradin më bën të mendoj se në prapaskenë zhvillohen disa lojëra serbo-maqedonase", theksoi Buçkovski.
Ky reagim i ish-kryeministrit maqedonas vjen pas deklaratës së Presidencës së Maqedonisë se marrëdhëniet diplomatike me Prishtinën nuk do të vendosen para përfundimit të procesit të demarkacionit të kufirit midis dy vendeve.
Edhe deputeti i partisë Demokracia e Re, Abedin Zyberi, e ka kritikuar Qeverinë e Maqedonisë lidhur me qëndrimin e saj ndaj Kosovës. /QIK/start/