Vidhet kablli në Zvërnec, Vlora pa sinjal televiziv
Është e katërta herë brenda muajit Gusht që në Zvërnec grabitet kablli i linjës së tensionit dhe po kaq herë ngjarja mbetet pa autor. Qyteti i Vlorës ka mbetur sot paradite pas sinjal televiziv per shkak te granbitjes se kabllit
VLORE-Qyteti i Vlorës ka mbetur sot paradite pas sinjal televiziv për shkak të grabitjes që i është bërfë kabllit të linjës së tensionit në Zvërnec.
Është e katërta herë brenda muajit Gusht që në Zvërnec, grabitet kablli i linjës së tensionit dhe po kaq herë ngjarja mbetet pa autor. Grabitja më e fundit, ajo e ndodhur gjatë orëve të natës ka ndodhur në Nartë të Zvërnecit. Si pasojë qyteti bregdetar që këto ditë është populluar ndjeshëm nga turistët që po pushojnë brigjeve të Jonit është gdhirë pa sinjal televiziv. Autoritetet përkatëse po vendosim kabllin për të riparuar sinjalin televiziv. Është kërkuar ndihma e policisë për të gjetur autorët që grabisin për të katërtën herë brenda muajit kabllin e linjës së tensionit të Zvërnecit.
(d.b/BalkanWeb)