E Shtunë, 31 Tetor 2026

Temperaturat ne Gusht njohin vetem rritje

Sipas meterologeve, rënia e temperaturave që u regjistrua gjatë ditës së djeshme do të na shoqërojë edhe sot, ndërsa duke filluar që nga dita e nesërme, zhiva e termometrit do të vazhdojë të ngjitet sërish 

TIRANE-Të gjithë ata që i kanë planifikuar pushimet në fund të gushtit do të jenë me fat. Kjo pasi metereologët parashikojnë rritje të temperaturave gjatë kësaj jave, të cilat do të na shoqërojnë deri në fund të muajit gusht. Sipas Metoalb, rënia e temperaturave që u regjistrua gjatë ditës së djeshme do të na shoqërojë edhe sot, ndërsa duke filluar që nga dita e nesërme, zhiva e termometrit do të vazhdojë të ngjitet sërish, duke regjistruar temperatura 2-3 gradë celcius më të larta. Ndërsa për të gjithë ata që prisnin që koha të freskohej dhe të nisnin reshjet e shiut duket se do të presin edhe ca ditë. Të paktën deri në fund të gushtit moti do të favorizojë pushuesit, ndërsa shirat pritet të mbërrijnë vetëm gjatë muajit shtator.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›