E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, KQZ: Zgjedhjet lokale pa kamera

Në mbledhjen e djeshme, KQZ-ja ka hedhur poshtë edhe kërkesën e partisë tjetër opozitare LDD-së, për vendosjen e kamerave në gjashtë komuna dhe në qendrën e numërimit të votave, me arsyetimin se në qoftë se do të miratohej një vendim i tillë do të anashkaloheshin komunat e tjera.

Kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta, ka deklaruar se vendimi për mos vendosjen e kamerave është marrë për shkak të kohës së shkurtër për implementimin e projektit.

Anëtari i KQZ-së nga radhët e AKR-s, Fadil Maloku, nuk është ndarë i kënaqur me këtë vendim, duke thënë se procesi zgjedhor përmes monitorimit të kamerave do të ishte më transparent. /rtv21/start/

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›