E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kine 120 shpulla per 30 minuta

Më shumë se 120 shpulla brenda 30 minutash mësim, kjo për faj të një ushtrimi në aritmetikë që nxënësit e saj të vegjël nuk arrinin ët kryenin. Protagoniste e këtij filmimi të turpshëm është një mësuese në një shkollë fillore. Videoja është mundësuar nga një sistem kamerash me qark të mbyllur në institut. Mësuesja qëllon pa ndërprerje dhe dhunshëm fëmijët e vegjël të ulur në të njëjtën tavolinë me të, sepse ata vazhdonin të jepnin përgjigjet e gabuara. Ai që ka zbuluar këtë ngjarje ka qenë babai i njërës prej vajzave të vogla, që kur ka parë fëmijën e tij të skuqur dhe me shenja ka dashur të shohë filmimin e orës së mësimit për të parë se cfarë kishte ndodhur në të vërtetë. Në gjendje të shokuar ai ka deklaruar për gazetarët se mësuesja e kishte rrahur vajzën e tij me shpulla dhe shkelma se pse ajo nuk arrinte të numëronte deri në dhjetë. Sipas një gazete kineze mësuesja është pushuar menjëherë nga puna.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›