Buffon: Italia është historia e futbollit
Gigi Buffon nuk ka dyshime: Italia nuk humbet me Spanjën që prej 88 vjetësh dhe kjo nuk do të ndodhë me Euro 2008.
Tashmë ai flet si kapiten, në prag të sfidës me spanjollët e Luis Aragones. Ai duket i karikuar, i vendosur dhe flet në emër të gjithë Italisë për ndeshjen që do të ndryshojë historinë.
Ai shpreh hapur forcën e skuadrës spanjolle dhe vlerëson lojën e ekipit kundërshtar, duke mos i ngrënë asnjë aftësi në lojën e tyre. Por këtë radhë, sipas portierit vlen historia.
Ai përmend të papriturat e këtij kamionati, duke kujtuar rastin e Rusisë dhe Gjermanisë. Nëse Gjermania që u nis lehtësisht në disfavor kundër Cristiano Ronaldo me shokë dhe arriti të kualifikohej në çerekfinale, përse Italia, jo.
77% e bastexhinjve nuk kanë dyshime, të kaltërit do të fitojnë ndaj të kuqve. Dhe Buffon është i kësaj ideje.
“Spanja nuk na mund prej 88 vjetësh në n jë ndeshje zyrtare. Kjo do të ndodhë, por jo sot. Sepse kur del në fushë, ka shumë rëndësi historia dhe historia e futbollit është kjo, është historia e Italisë”- sqaron ai.
Buffon nuk e fsheh frikën përballjes. Dhe sipas tij, të kesh frikë përpara ndeshjes është një gjë e rëndësishme dhe madje edhe e shëndetshme. “Por edhe ata kanë frikë nga ne. Kur hyn dhe sheh përpara Italinë, Brazilin, Gjermaninë, beh, ndonjë efeket ju siguroj që edhe ka.
Ata kanë pasur një fillm në evropian shumë ndryshe nga ne, dhe në këtë pikpamje janë favoritë”- thotë ai.
Ai kujton fitoren me Francën, duke theksuar se të njëjtën armë do të përdorin sërish.
Për një nga portierët më të mirë në botë ndeshja do të jetë një super sfidë, në të gjitha kuptimet.
Ia njeh aftësisë edhe Villa dhe Torres. Për të parin thotë që është shumë i shpejtë, ndërsa i dyti shumë efikas, por nuk do të bëjë asnjë hamendësim, sepse në këtë moment ka shumë nervozizëm për të hedhur sytë nga të tjerët.
Në mënyrë modeste ai pranon se është një nga të 11-ët e skuadrës. “Nuk ka një shën Buffon, është vetëm shën Italia”- përfundon ai.