E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tajfun në Filipine, shkon në 229 numri i viktimave

Tajfuni Fengshen në Filipine ka shkaktuar vdekjen e 229 personave. Shifra, që mendohet se është paraprake është bërë e ditur nga drejtori i Kryqit të Kuq filipinas Richard Gordon dhe autoriteteve civile.

Numri i viktimave për shkak të tajfunit ishte njoftuar më parë në rreth 85 veta. Sipas burimeve zyrtare, pritet që viktimat të shtohen, sepse një traget me më shumë se 700 veta në bord u fundos pranë një ishulli në qendër të vendit, ku deri tani janë gjetur pak të mbijetuar.

Qindra pasagjerë që po udhëtonin me një traget në Filipine, rezultojnë të humbur pasi trageti u godit nga një tajfun.

Zyrtarë vendas thanë se trageti u batua në detin e trazuar në momentin kur iu fikën motorët. Një dëshmitar tha se trageti ishte kthyer përmbys.

Skuadrat e shpëtimit në Filipine thanë se kishin gjetur vetëm tre të mbijetuar dhe se nuk kishte shenjë tjetër jete. Ndërkohë, banorët vendas thanë se kishin gjetur katër trupa pa jetë në breg.

Rojet bregdetare dhe njësitë e flotës patën vështirësi që t'i afroheshin tragetit për shkak të erës së fortë dhe detit të trazuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›