Do të japim sinjal të fortë në Serie A

Blerim Xhemajli beson se Napoli do të lërë gjurmë këtë sezon në kampionatin italian, Serie A. Edhe pse ekipi ‘Azzurri’ pësoi humbje të shtunën nga Catania, kjo nuk e pengon ekipin e Walter Mazzarrit që ta synojë një pozitë në krye të tabelës, deri në fund të sezonit.
“Kampionati është i rëndësishëm për ne dhe dëshirojmë t’ua japim një sinjal të fortë skuadrave tjera të Serie A. Do të jemi edhe ne atje lart dhe dëshirojmë të mbetemi atje, përkundër angazhimeve që do t’i kemi në Ligën e Kampionëve”, ka thënë ish futbollisti i Boltonit, Torinos dhe Parmës, për televizionin italian, Sky.
- “Është e rëndësishme të fitojmë para sfidave evropiane, edhe pse nuk ka problem, sepse pak ditë pas humbjes nga Parma, ia dolëm të luanim mirë ndaj Bayernit”, përfundoi Xhemajli, i cili u transferua gjatë kësaj vere në Napoli, nga Parma. Përfaqësuesi zviceran po luan më shpesh në ndeshjet e fundit, pas fillimit të sezonit si rezervist.