E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buffon dyshon në vlerën e Tevezit

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon beson se skuadra e tij nuk do të përfitonte nga ardhja e Carlos Tevezit.

Sulmuesi i pakënaqur i Manchester Cityt do të largohet nga klubi gjatë janarit ndërsa spekulohet se kërkohet nga Milan dhe Juventus. Por, Buffon dyshon nëse argjentinasi mund të shtojë vlerë te Bianconerët.

“Nëse ndodh të vjen në Juventus, nuk e di nëse do të na përmirësonte. Në sulm jemi mirë të mbuluar. Për të arritur rezultate pozitive, e gjithë skuadra duhet të shkojë në një drejtim”, tha Buffon për Tuttosport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›