E Shtunë, 31 Tetor 2026

Donovan kthehet në Everton

Everton ka arritur marrëveshje për rikthimin e sulmuesit të Los Angeles Galaxy, Lanmdon Donovan në Goodison Park në huazim afatshkurtër. 29 vjeçari do t’i ribashkohet ekipit për muajt janar dhe shkurt.

“Jam i lumtur që kemi arritur ta kthejmë Landonin. Ai do të na dhurojë përvojë të mirë. Ai u paraqit mirë për ne gjatë kohës sa kaloi këtu para dy vitesh dhe shpresoj të jetë sërish në nivel të tillë”, tha menaxheri i Evertonit, David Moyes.

Donovan do të jetë në dispozicion të Evertonit nga 4 janari deri më 25 shkurt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›