E Shtunë, 31 Tetor 2026

Villa mendon për finale

Ylli i Barcelonës, David Villa synon të rikuperohet sa më shpejt nga fraktura në këmbë.

Sulmuesi spanjoll theu këmbën në duel me Al Sadd në gjysmëfinale të Kampionatit botëror të klubeve të enjten dhe do t’i nënshtrohet një operacioni në Spanjë.

Por, ai është optimist për rikuperim para përfundimit të sezonit.

“I falënderohem të gjithëve për përkrahje. Lëndimi është goditje e rëndë por jam i bindur se mund të kthehem sa më shpejt, mendoj të luaj në finalen e Ligës së Kampionëve në Munich dhe Euro 2012”, tha Villa për mediet spanjolle.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›