E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trezeguet në River Plate

Sulmuesi i mirënjohur francez, David Trezeguet është shumë pranë transferimit te River Plate.

Ish ylli i Juventusit, është futbollist i lirë pas largimit nga klubi arab Banio Yas dhe ka zbarkuar në Buenos Aires për të finalizuar marrëveshjen me klubin e famshëm argjentinas, River Plate që synon të kthehet në ligën e parë.

“Dua të luaj në River për të realizuar ëndrrën time si tifoz. Klubi është në një moment të vështirë, dhe për këtë arsye jam bindur të vij. Të përfundojë karrierën time këtu do të ishte maksimumi”, deklaroi Trezeguet, 34 vjeç për mediet argjentinase.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›