E Shtunë, 31 Tetor 2026

Schalke mban Huntelaarin

Drejtori i përgjithshëm i Schalkes, Horst Heldt ka bërë të ditur se klubi synon të mbajë sulmuesin Klaas-Jan Huntelaar.

Reprezentuesi holandez ka realizuar 14 gola në 15 paraqitje në Bundesligë këtë sezon ndërsa kontrata e tij me klubin gjerman skadon më 2013. Por, Heldt beson se Schalke ka gjasa të mira për ta mbajtur në klub.

“Ne duam të mbajmë Huntelaarin me ne edhe pas vitit 2013. Nëse Klaas-Jan vazhdon të luan kështu, sigurisht se do të merr oferta nga klube të mëdha. Por përvojat negative që kishte në Real dhe Milan mund të shkojnë në favor tonin”, tha Heldt për Bild.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›