Rangnick udhëheq Schalken

Nga Express më 18 mars 2011 në ora 18:06
Ralf Rangnick është emëruar trajner i ri i Schalke 04, ka njoftuar klubi nga Bundesliga. Rangnick, i cili u largua nga Hoffenheim në fillim të vitit, zëvendëson Felix Magathin, i cili u shkarkua nga Schalke të mërkurën.
Rangnick ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2014 dhe kthehet në klub të cilin e udhëhoqi mes shtatorit 2004 dhe dhjetorit 2005. Ai do të prezantohet të hënën, ndërsa ndeshjen e parë nën drejtim te skuadrës do ta zhvillojë në udhëtim te St Pauli më 1 prill.