Guidolin-Udinese, deri më 2015

Nga Express më 18 mars 2011 në ora 19:11
Trajneri Francesco Guidolin ka vazhduar kontratën e tij me Udinesen deri në qershor të vitit 2015, ka njoftuar klubi nga Serie A.
Guidolin u kthye te ish skuadra e tij këtë sezon dhe ka arritur rezultate të shkëlqyeshme, duke e udhëhequr atë drejt pozitës së katërt në Serie A. Kualifikimi për në Ligën e Kampionëve është i mundshëm për skuadrën nga Friuli dhe klubi ka vendosur t’i ofrojë kontratë të re trevjeçare Guidolinit. Kjo është aventura e dytë e Guidolinit në Udinese pas sezonit 1998-99.