E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man Utd largon Owenin

Nga Express më 18 mars 2011 në ora 20:13

Manchester United është i gatshëm të largojë sulmuesin Michael Owen, ndërsa ish ylli i Liverpoolit spekulohet me transferim në Aston Villa. E përditshmja angleze Metro ka shkruar të premten se Sir Alex Ferguson ka humbur durimin me 31 vjeçarin Owen, i cili ka bërë vetëm gjashtë paraqitje këtë sezon, derisa lëndimet vazhdojnë ta rrezikojnë karrierën e tij.

Por, Gerard Houllier, ish menaxher i Owenit nga Liverpool, thuhet se ende ka besim në aftësitë e sulmuesit dhe e pret në Villa Park në rast të largimit të tij nga Old Trafford.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›