Drogba bisedon në maj

Nga Express më 18 mars 2011 në ora 21:14
Didier Drogba ka bërë të ditur se do të zhvillojë bisedime me Chelsean rreth të ardhmes së tij në fund të sezonit.
Spekulimet rreth Drogbas janë intensifikuar pas ardhjes së Fernando Torresit, që besohet se sinjalizon largimin e yllit të Bregut të Fildishtë nga Stamford Bridge. Kontrata e 33 vjeçarit skadon vitin e ardhshëm dhe ende është e paqartë nëse Chelsea do t’i ofrojë mundësinë e vazhdimit.
“Do të jetë interesant të shohim se çka do ndodhë në maj. Do të ulemi për të biseduar”, tha Drogba.